Këmbimi valutor, Leku zhvlerëson lehtë Euron dhe Paundin britanik – Dollari i pandryshuar

Dita e martë ka regjistruar luhatje për monedhat kryesore ndërkombëtare në tregun e këmbimit valutor vendas. Vijon të mbetet ende e paqartë situata e valutës së eurozonës, e cila i është rikthyer rënies ditën e sotme. Euro është zhvlerësuar lehtë ndaj monedhës vendase me 0.2 lekë për njësi, duke zbritur në kuotën e 124.3 lekëve.
Ndërkohë, të njëjtin trend rënës ka ndjekur po ashtu edhe paundi britanik, i cili ndryshe nga një javë më parë, me sa duket ka ndalur vrullin. Sterlina ka humbur 0.3 pikë kundrejt lekut dhe këmbehet sot në pikat e këmbimit valutor për 141.7 lekë në blerje dhe 142.5 lekë në shitje.
Nga ana tjetër, dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje gjatë ditës së sotme dhe vijon të mbetet në të njëjtat vlera të një dite më parë, e fiksuar në kuotën e 108.7 lekëve.
Sa i takon valutave të tjera, dollari australian ka shfaqur një tendencë rritje t ë lehte ndaj lekut me 0.2 pikë për t’u ngjitur në kuotën e 78.7 lekëve, ndërkohë ka mbetur i pandryshuar dollari kanadez nga dita e hënë, i cili vijon të këmbehet për 82.8 lekë. Ndërsa, franga zvicerane është ulur sot me 0.2 pikë kundrejt lekut, për të zbritur në kuotën e 108.8 lekëve.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.