Këmbimi valutor/Dollari në qëndrueshmëri, paundi britanik rritet me 1%
Në tregun valutor vendas euro blihet me 133.30 lekë, dhe shitet me 133.90 lekë. Dollari amerikan vijon qëndrueshëm si dita e djeshme, blihet me 113 lekë dhe shitet me 113.70 lekë, dhe parashikimet qëndrojnë në forcim drejt nivelit të 114.50 lekë.
Paundi britanik, një monedhë e cila dje gjendej në nivele të dobëta, sot është rritur me 1 për qind, blihet me 149.40 lekë dhe shitet 150.30 lekë. Dollari amerikan dhe paundi britanik kanë qëndruar në nënvleftësuar gjatë dy ditëve të fundit dhe kanë treguar opurnitet në blerjet e investitorëve vendas, pasi parashikimet qëndrojnë që paundi britanik të arrij sërish në nivelin e 152 lekë.
Monedhat e tjera këmbehen si më poshtë:
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.