Keni vendosur të ndërroni punë por… merrni një kundër ofertë – A duhet ta pranoni?

Keni vendosur të kërkoni një punë të re. Ju kaloni nëpër një proces të gjatë kërkimesh dhe tashmë keni gjetur punën e re që ju përshtatet. Megjithatë, kur shkoni t’ia komunikoni lajmin shefit tuaj të tanishëm ata ju bëjnë një tjetër e ofertë dhe ju ngeleni të befasuar.
A duhet të qëndroni apo duhet të largoheni? Përgjigja? Nuk është kaq e thjeshtë.
Nuk vihet në diskutimin se kundër ofertat janë një fakt i jetës së korporatës sot. Gjithashtu ato janë stresuese për të dyja palët. Shefat janë në dijeni të garës së tregut për talente dhe dorëheqjet nga punonjës që ato i konsiderojnë të vlefshëm janë negative. Ndaj shpesh vijnë me një kundër ofertë.
Cilat janë shanset që pranimi i kundër ofertës në punën aktuale do të jetë mirë për karrierën tuaj?
Zakonisht, edhe nëse oferta pranohet në shumicën e rasteve individët punojnë zakonisht vetëm për një afat të shkurtër – dikush që do të largohet gjithsesi do të largohet.
Shpesh herë ajo që do t’ju kërkohet është nëse largimi juaj është çështje e parave. Një udhëheqës i burimeve njerëzore thotë se paraja nuk duhet të jetë kurrë arsyeja e vetme e largimit apo qëndrimit në një punë të caktuar. Megjithatë është një arsye kyçe në ditët e sotme. Nga ana tjetër nëse ndjeheni se nuk paguheni mjaftueshëm krahasuar me atë që ju jepni në punë është çështje tjetër dhe më se e pranueshme.
Diçka tjetër që mund t’ju thuhet pasi punëdhënësi juaj është informuar për vendimin tuaj për t’u larguar, është se kompania po mendonte për një rol të ri ose përgjegjësi të reja për ju dhe do të donte të kishte një shans për t’ju prezantuar mendimet e tyre. Pyesni veten nëse besoni vërtet se kjo ofertë është diçka që ata do ta kishin bërë gjithsesi në një moment në të ardhmen e afërt. Nëse po, atëherë mund të doni ta rishikoni vendimin tuaj për t’u larguar.
Të pranuarit e kundër ofertës vjen edhe me disa pasoja negative të tilla si një shef gjithë kohën i irrituar dhe zilia e kolegëve pasi ju do të jeni të favorizuar. Mendojini të gjithë faktorët. Në lojë gjithashtu është edhe reputacioni juaj jashtë kompanisë. Nuk mund të pranoni një ofertë të jashtme dhe pastaj ta refuzoni atë si pa të keq. “Nëse ndodh njëherë mund të ndodhë përsëri” dhe kjo ndikon shumë në reputacionin tuaj.
Megjithatë, nëse nuk jeni ende të sigurt nëse duhet të pranoni ofertën, diskutojeni me dikë të besueshëm i cili mund t’ju ndihmojë të merrni vendimin e duhur. Nëse jeni krejtësisht të qartë për arsyet tuaja të largimit, veçanërisht për arsyet pozitive, duhet të jeni në gjendje t’i rezistoni ofertave, të cilat në fund të fundit nuk janë në më të mirën e interesit tuaj.
Mbase më e mira është që të mos prisni për ofertën e re. Nëse dëshironi diçka shtesë apo ndryshe në punën tuaj të tanishme, diskutojeni me punëdhënësin tuaj. Nëse nuk arrini të bini dakord atëherë mund të kërkoni për oferta të tjera të jashtme. Por shpreheni atë që keni në mendje në mënyrë që çdo gjë të jetë në vijën e duhur.
Burimi:HBR
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.