Kërkesa për gjalpë nxit “krizën e madhe” në Europë – Çmimet e ëmbëlsirave gjithnjë e më të “kripura”
Europianët po konsumojnë gjithnjë e më shumë gjalpë në një kohë kur çmimet kanë prekur qiellin, rezervat po mbarojnë dhe gjigandët e qumështit po paralajmërojnë për një mungesë të afërt.
Chef Severine Nobis, e cila drejton një shkollë për bërjen e pastave në kryeqytetin francez tha për CNBC se frika e tregut për mungesën e gjalpit nuk duhet të injorohet.
“Frika e vërtetë do të ishte zgjerimi i ndryshimeve globale në zakonet e të ngrënit. Nëse kërkesa për gjalpë do të shpërthente mund të ketë një mungesë dhe në këtë rast, çmimi i ëmbëlsirave do të shpërthejë”, tha ajo përmes emailit.
“Sot prodhuesit e qumështit prodhojnë por me humbje. Ne duhet ta rishikojmë sistemin në mënyrë që ata të mund të jetojnë, të shmangin mbylljen e fermave të qumështit si dhe të shmangin mungesën e gjalpit në të ardhmen.
Në fillim të korrikut, shefi i Arla, Peder Tuborgh shkaktoi një valë paniku mes konsumatorëve kur ai sugjeroi se qumështi i pamjaftueshëm që merrte nga furnizimi i fermerëve mund të rezultonte në mungesë të gjalpit.
Drejtori i përgjithshëm i kompanisë së katërt të qumështit në botë tha për BBC se blerësit në të gjithë Europën do të fillojnë ta ndiejnë ndikimin gjatë muajve të ardhshëm.
Ndërsa paralajmërimet e Tuborgh u hodhën papritmas si “zhurmë” nga Bashkimi Kombëtar i Fermerëve, rasti mbetet që një rritje e kërkesës për gjalpë vjen në një kohë kur prodhimi i qumështit është në rënie dhe çmimet po rriten.
Mungesa e qumështit raportohet të jetë veçanërisht e mprehtë në Francë, ku fermerët kanë shqetësime për një sasi prej 350,000 ton qumësht pluhur, gjë që ul çmimet edhe më tej.
Në qershor, çmimet e gjalpit u rritën me 14 për qind dhe kjo arritje ishte më e larta e të gjitha kohërave , sipas shifrave zyrtare të lëshuara nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë. Në Bashkimin Evropian, një masë e rezervave të gjalpit kishte rënë në vetëm 1,396 ton deri në fund të majit, sipas BE. Kjo shënoi një rënie prej 99 për qind nga 92.548 ton të mbajtur në maj 2016.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.