Kërkesat e industrisë/Bimët mjekësore, Gjoka: Të ulet tatim-fitimi në 10 për qind
Ndërsa kanë nisur konsultimet për paketën fiskale të vitit 2019, industria e bimëve aromatike shqiptare, si zëri kryesor i eksporteve, ka dy kërkesa për qeverinë.
Presidenti i Shoqatës së Bimëve Mjekësore dhe Aromatike, Filip Gjoka, kërkon që qeveria të marrë parasysh uljen e tatim fitimit për këtë sektor në 10 për qind si dhe kalimin e grumbulluesve në statusin e fermerit.
Sektori i bimëve-aromatiko-mjekësore ka një impakt të rëndësishëm në ekonominë shqiptare me rreth 45 milion dollarë eksporte në vit dhe 90 mijë individë të punësuar, kryesisht në zonat rurale duke ndikuar ndeshëm në uljen e papunësisë.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.