Kompensimi i fermerëve të qumështit – Reagon shoqata, Zusi: Duhen politika zhvillimi, gati paketa e masave
Shoqata e Eksporteve Shqiptare reagoi në lidhje me vendimin e një ditë më parë të qeverisë, për kompensimin e fermerëve të qumështit me 10 lekë për çdo litër të shitur.
Sipas kreut të kësaj Shoqate, Alban Zusi, qeveria nuk duhet të bëjë kompensime por të hartojë politika zhvillimi afatgjata.
Zusi, gjatë një deklarate për mediat, foli edhe për një paketë masash në këtë sektor, teksa kërkoi vendosjen e fermerit shqiptar me të njëjtat pozita si ata në Europë. Në të kundërt, sipas Zusit, duhen masa te tjera mbrojtëse.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.