Konservatorët gjermanë: ‘Le të pezullojmë partinë hungareze nga blloku europian’
Udhëheqësi konservator gjerman, Annegret Kramp-Karrenbauer, tha të mërkurën, se pezullimi i partisë së Hungarisë ‘Fidesz’ nga grupi politik i qendrës së djathtë të BE, do të ishte një opsion i mirë derisa të rindërtohej besimi me kryeministrin,Viktor Orban.
Partia Popullore Evropiane (EPP), do të takohet për të vendosur se çfarë veprimi duhet të ndërmarrë kundër Fideszit të Orbanit, të cilin e akuzojnë si një politikan i cili nuk zbaton ligjin.
“Për sa kohë që Fidesz nuk e rikthen plotësisht besimin, nuk mund të ketë anëtarësim normal të plotë,“deklaroi, Kramp-Karrenbauer, për Reuters.
Fidesz e zemëroi PPE-në duke shpërndarë posterat e kreut të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, të përshkruar si një kukull të manipuluar nga miliarderi George Soros, në mbështetjen e emigracionit të pakontrolluar në Hungari.
Gjithashtu ai kërkoi falje për gjuhën ofenduese, që kishte përdorur ndaj politikanëve të tjerë, por disa udhëheqës të EPP thanë se ky veprim nuk ishte i mjaftueshëm.
Elefteria Zguri/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.