Konsumi i alkoolit te të miturit, ISHSH: Aksion në të gjithë vendin për ndalimin e përdorimit
Dy në tre nxënës të klasave të nënta dhe viteve të para gjimnaz pohojnë se kanë konsumuar pije alkoolike. Kështu rreth 67% e të miturve në Shqipëri kanë konsumuar një herë të vetme alkool, sipas një studimi të zhvilluar së fundmi nga Instituti i Shëndetit Publik.
Referuar po të njëjtit raport kemi një rritje të lehtë të përdorimit të alkoolit nga femrat në 4.6% nga 4.3 % që ka qenë më parë. Ministria e Shëndetësisë ka ndërmarrë një nisëm për ndalimin e përdorimit dhe të shitjes së alkoolit në lokalet në afërsi të shkollave.
Sipas kryeinspektorit Shëndetësor Shtetëror Eltar Deda, aksioni i nisur në kryeqytet do të shtrihet në të gjithë vendin për të luftuar këtë fenomen social.
Edhe pse ligji e ndalon përdorimin e alkoolit nga të miturit në vendin tonë ka patur rase abuzimesh të cilat vërtetohen edhe nga studimi më i fundit i ISHP-së, ku sipas të cilit rezulton se një në pesë të mitur është dehur një herë në jetën e tij.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.