Konsumimi i vakteve jashtë shtëpisë ju ekspozon ndaj kimikateve të dëmshme

Njerëzit të cilët konsumojnë shumë ushqim të shpejtë, mund të ekspozohen ndaj kimikateve potencialisht të dëmshme të hormone të quajtura ftalate, sipas një studimi.
Ftalatet, një grup kimikatesh të përdorura në paketimin e ushqimit dhe materialet e përpunimit janë të njohura për të prishur hormone te njerëzit dhe janë të lidhura ngushtë me një listë të gjatë problemesh shëndetësore.
Sipas studimit, njerëzit që raportuan se konsumonin në shumë restorante dhe shumë ushqime të shpejta e kishin nivelin e ftalatit 35 për qind më të lartë se njerëzit që raportuan se kishin ngrënë ushqim të blerë kryesisht në dyqane ushqimore.
“Ky studim sugjeron se ushqimi i përgatitur në shtëpi ka më pak gjasa të përmbajë nivele të larta të ftalateve, kimikate të lidhura me problemet e fertilitetit, komplikimet e shtatzënisë dhe çështje të tjera shëndetësore”, thotë autori i lartë Ami Zota nga Shkolla e Shëndetit Publik të Institutit Milken, në Uashington DC, SHBA.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.