Kontrata të reja me kompanitë celulare – Informacion i saktë mbi ulje-ngritjet e trafikut, cilësinë e shërbimit dhe rastet e rimbursimit
Një document i AKEP për mbrojtjen e konsumatorëve detyron kompanitë celulare të specifikojnë në kontratën e lidhur me abonentët cdo detaj që lidhet me cilësinë e shërbimit, rastet kur janë të detyruara të rimbursojnë para, si dhe informacion për çdo procedurë të vendosur nga sipërmarrësi për të matur dhe drejtuar trafikun, në mënyrë që të evitohet ngarkesa ose mbingarkesa e lidhjeve të rrjetit dhe si këto procedura mund të ndikojnë në cilësinë e shërbimit
Rregullorja e re që është hedhur për konsultim public përcakton se kontrata duhet të parmbajë identitetin e plotë të pajtimtarit dhe adresën e tij; shërbimet e ofruara, cilësinë e shërbimit të ofruar, si dhe kohën për lidhjen fillestare. Kontratat duhet të kenë gjithashtu të pasqyruara saktë nivelet minimale të cilësisë së shërbimit të ofruar si koha për lidhje fillestare dhe, kur është e përshtatshme, dhe cilësia e parametra të tjerë, siç përcaktohen nga AKEP-I; llojin dhe mënyrën e mirëmbajtjes së shërbimeve të ofruara; një informacion të hollësishëm për tarifat, si dhe periudhën kohore për njoftimin e çdo ndryshimi të tyre (neni 9/10); një informacion për hyrjen në fuqi, kohëzgjatjen e kontratës së pajtimtarit, kushtet për shtyrjen dhe përfundimin e kontratës dhe të ofrimit të shërbimeve, duke përfshirë.
Qartësisht duhet të jetë përcaktuar edhe çdo minimum të përdorimit ose kohëzgjatjes së nevojshme për të përfituar nga kushtet e ofruara promocionale; ashtu si dhe çdo detyrim lidhur me mbartjen e numrit dhe tregues të tjerë.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.