Kontrolle ‘blitz’ në bare e restorante/ Edhe brenda spitaleve 1/3 gjenden në parregullsi për normat antri-covid
Në një nga tre lokale brenda spitaleve italiane janë konstatuar parregullsi në respektimin e normaleve parandaluese të pandemisë. Kjo është konfirmuar nga karabinierët në Itali, të cilët kanë zhvilluar një seri inspektimesh në strukturat qoftë publike, ashtu edhe private, për të verifikuar sigurinë e ushqimeve dhe pijeve që shiteshin në kuadër të masave parandaluese të Covid.
Kontrollet kanë përfshirë 382 bare dhe restorante dhe 132 prej tyre kanë pasur parregullsi. Në total janë vendosur 125 mijë euro gjoba.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.