Kosova sot në heshtje zgjedhore. Nesër votohet për Parlamentin e ri
Në Kosovë ka nisur heshtja zgjedhore, pas një fushate 10- ditëshe për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Për zgjedhjen e parlamentit të ri, të drejtën e votës e kanë më shumë se 1 milion e 872 mijë qytetarë.
Nesër nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 19, qytetarët e Kosovës me të drejtë vote kanë mundësi të votojnë për 5 koalicione, 19 parti politike dhe 2 iniciativa qytetare.
Komisioni Qendror Zgjedhor ka njoftuar se më 11 qershor do të hapë 889 qendra votimi. Procesi zgjedhor në Kosovë do të monitorohet nga rreth 30 mijë vëzhgues vendorë dhe ndërkombëtarë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.