Kosovë – Miratohet Projektligji i Buxhetit për vitin 2018
Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar sot Projektligjin për Buxhetin për vitin 2018. Ai do të procedohet për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Projektbuxheti parashikon një vlerë të përgjithshme prej 1 miliardë e 829 milionë euro. Sa i përket shpenzimeve, ato do të kapin shifrën prej 2 miliardë e 82 milionë euro.
Kryeministri, Ramush Haradinaj tha se ky buxhet do të sigurojë qëndrueshmëri të rritjes ekonomike të Kosovës. Ai falënderoi Ministrinë e Financave për përgatitjen e Draft-buxhetit për vitin 2018.
Ndërkohë, Ministri i Financave, Bedri Hamza u shpreh se ky buxhet përveçse do të sigurojë qëndrueshmëri të rritjes ekonomike të vendit, ai do të mbështesë veprimtaritë ekonomike, rritjen e transfertave sociale, si dhe do të sjellë rritje në investime kapitale.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.