Kostot e menaxhimit të mbetjeve – Hyn në fuqi vendimi. Përllogaritja e ndryshme për çdo bashki
Këshilli i ministrave ka miratuar masat për kostot e menaxhimit të integruar të mbetjeve. Sipas vendimit kostot do të llogariten në bazë të të dhënave për çdo njësi administrative gjë e cila do të sjellë tarifa të ndryshme për bashkitë. Tarifat që u duhet të paguajnë njësitë vendore do të përllogariten në baze të kostove duke filluar që nga kostot operative, amortizimit, administrative, për investimet kapitale dhe ato për trajtimin në landfill.
Më herët në një intervistë për televizionin Scan, zëvendës ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Ornela Çuci, u shpreh se vendimi, tashmë në fuqi synon menaxhimin e mbetjeve bazuar në standardet më të mira dhe planifikimit më të mirë të manaxhimit në tërësi, teksa u ndal dhe te formula e përllogaritjes së tarifës që duhet të paguajnë qytetarët duke siguruar se kjo përllogaritje do të bëhet transparente.
Sipas INSTAT taksa vjetore që paguajnë shqiptarët për mjedisin kap vlerën prej 300 milion euro, përfshirë konsumin e energjisë, transportin, taksën për ndotjen dhe shfrytëzimin e burimeve natyrore. Jo shifër rezulton të jetë më e artë se shumë pjesë e Bashkimit Europian.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.