Krahë pule të veshura me ar – Ky është restoranti që i prezantoi për herë të parë ato!

Krahët e skuqura të pulës zakonisht nuk konsiderohen si një vakt degustator, por një restorant ka dalë me idenë e rritjes së statusit të ushqimit të shpejtë.
Restoranti Ainsworth ka prezantuar për herë të parë krahë pule të veshura me ar. “Gold Buffalo Wings” janë krahët e pulës të ngjyera në gjalpë kokosi, chipotle, dhe të spërkatura me mjaltë për 24 orë.
Më pas ato skuqen thellë dhe u hidhet një salcë metalike ari që u jep atyre një pamje të shkëlqyeshme ari të kromuar dhe së fundmi ato spërkaten me një pluhur ari të ngrënshëm.
Sipas The Ainsworth, këto krahë pule kanë tre niveli të ndryshme çmimi: 10 krahë për 30 $, 20 krahë për 60 dollarë dhe 50 krahë së bashku me një shishe shampanjë Armand de Brignac për 1000 dollarë.
Gjatë muajit të kaluar krahët e pulës të veshura me ar tërhoqën mjaft vëmendje pasi “krijuesi” i tyre Jonathan Cheban i publikoi ato në Instagramin e tij.
Këto krahë pule janë të disponueshme vetëm në disa restorante, por në të ardhmen pritet që të bëhen pjesë e rrjetit të restoranteve të ndryshme.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.