Kreditë me probleme në Greqi, BQE: “Duhet të vazhdojnë reformat, procesi ka ngecur prej Covid-19”
Greqia duhet të përfundojë reformat për të ndihmuar bankat që të përballojnë ndikimin e krizës së koronavirusit dhe të reduktojnë borxhin e keq, sipas Bankës Qendrore Europiane. Kriza e koronavirusit, që e ka “zhytur” Greqinë në një recesion të thellë, ka penguar zbrazjen e portofolit të kredive me probleme tek bankat greke.
Francesco Drudi, shefi i misionit të BQE në Greqi, tha se është shumë herët për të dhënë vlerësime mbi rritjen e kredive me probleme, por është e qartë se ndikimi tek përfitueshmëria e bankave do të materializohet.
Banka Qendrore Europiane, së bashku me Komisionin Europian dhe Fondim Monëtar Ndërkombëtar, zhvillojnë rishikime tremujore mbi progresin e Greqisë në zbatimin e reformave, që kur Athina doli nga programet e ndihmave në Gusht 2018. Në rishikimin e këtij tremujori, u vlerësua se qeveria greke duhet të përfundojë reformat për të mbështetur bankat në reduktimin e borxhi të keq, një proces që ka ndaluar në gjysmën e parë të vitit prej krizës së koronavirusit.
Bankat greke kanë mbajtur shpresat tek skema e garnacisë shtetërore, e njohur si “Herkuli”, për të zbutur shitjen e 30 miliardë euro kredive me probleme të kthyera në letra me vlerë si dhe të përgjysojnë pjesën e borxhit të keq ndaj totalit të kredive në poshtë 20% deri në fund të vitit 2021.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.