Krimi i organizuar, korrupsioni dhe krimet mjedisore prioritetet e BE-së në Shqipëri – Soreca: Do të keni mbështetjen tonë për të arritur këto synime

Ambasadori i Shqipërisë në BE, Luigi Soreca, ka qënë sot pjesë e takimit të zhvilluar nga Ministri i Brendshëm Bledi Cuci së bashku me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara Juri Kim.
Soreca është shprehur se “Lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe krimeve mjedisore, si dhe menaxhimi i migracionit, janë prioritetet kryesore për BE-në dhe për Shqipërinë në rrugën e saj të anëtarësimit në BE. Përmirësimi i qeverisjes vendore dhe sigurisë rrugore është gjithashtu thelbësor. BE do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë për të arritur këto synime. Në të njëjtën kohë, administrata shqiptare duhet të sigurojë llogaridhënie dhe transparencë për investimin e rëndësishëm financiar të BE-së dhe duhet ta ndjekë këtë si objektivin kryesor të aktiviteteve të saj të planifikimit dhe programimit,”
“Në vitin e fundit Shqipëria dhe BE janë angazhuar në një dialog politik shumë të fortë. Janë krijuar bashkëpunime në këto fusha. Kemi krijuar afrimitet në zbatimin e ligjit. Shtetet anëtare të BE, përmes ekipeve të përbashkëta, Europolit dhe zyrave që mbështesin trajnime si dhe projekte të ndryshme. BE do të vazhdojë mbështetjen ndaj Shqipërisë, si dhe përpjekjet që po bëhen për integrimin Evropian. Do të çojmë përpara bashkëpunimin e vendet e BE dhe Europolin. Do të forcohen ekipet e hetimeve të përbashkëta të policisë dhe do të kemi operacione të përbashkëta të suksesshme. Duhet të bëhen përpjekje për të luftuar korrupsionin, sidomos në fushën e pastrimit të parave dhe korrupsionin publik. Jam i lumtur që kemi folur për sigurinë rrugore. Shqipëria ka prezantuar shumë nisma dhe ende kjo problematikë është shqetësim. Kemi pasur numër të lartë aksidente rrugore vitet e fundit. Do të doja të flisja dhe për krimin mjedisor. Nuk mund t’i shtyjmë më tej angazhimet tona. Krimi mjedisor nuk është pa viktima, sepse krijohen dëme ndaj mjedisit.
Krimi mjedisor sjell shumë para dhe është po aq fitimprurës si tregtia e drogës, por është e vështirë për t’u kapur. Shqipëria po përballet në emigracion në rritje. Është i rëndësishëm zbatimi i plotë i legjislacionit. Kjo panoramë e shpejtë e tematikave më të rëndësishme thekson rëndësinë e problematikave të sotme. Nuk është punë e lehtë në këto momente të vështira. Është e rëndësishme për një vizion strategjik, e do të përfundoja duke thënë që do të kemi përgjegjësi të ndarë. Kjo është e rëndësishme në takimin sot, të ndajmë përgjegjësi e të tregojmë që Shqipëria do të ketë rol të rëndësishëm në promovimin e nismave, e kjo do të thotë që do të çojmë përpara integrimin Evropian”, tha Soreca.
Soreca përmendi gjithashtu aksidentet rrugore duke i konsideruar si një problem, dhe theksoi se duhet punuar më shumë në këtë drejtim. Ndër të tjera, Soreca u shpreh se ndihma financiare e BE ndaj Shqipërisë nuk do të mungojë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.