Kriza nuk ul çmimet e apartamenteve, pritet rritje – Pipiria: Përpara konfliktit në Ukrainë parashikonim shtesë 5-7%, mund të shkojë 10%!

Drejtori ekzekutiv i Shoqëtës Shqiptare të Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtëshme Reinaldo Pipiria thotë se kriza e shkaktuar nga Pandemia e më tej nga Konflikti në Ukrainë mund të ndikojë kërkesën për apartamente të reja, por se kjo nuk do përkthehet në rënie të çmimeve.
Ai thotë se ccmimet do të vijojnë rritjen për shkak të kostove shumë të larta të materialeve të ndërtimit, por edhe kërkesës që nuk tregon shenja rënieje.
Drejtori ekzekutiv i Shoqëtës Shqiptare të Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtëshme thotë se do të vijojë të ketë kërkesë të fortë për ndërtimet e cilësisë së lartë në Tiranë dhe ato në bregdet.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.