Kriza politike, “shpatë Damokleu” – BSH: Ekonomia drejt rimëkëmbjes, por kriza sjell pasiguri
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mbajti të martën në Komisionin Kuvendor të Ekonomisë dhe Financave raportin vjetor të punës së institucionit për vitin 2018.
Guvernatori theksoi edhe njëherë se ekonomia është në rrugën e rimëkëmbjes. Sipas tij, politika monetare stimuluese ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në rritjen ekonomike, me rreth 0.5 pikë përqindje në vit, për dy vitet e fundit. Guvernatori tha se kursi i këmbimit tashmë është rikthyer në parametra normal, ndërsa në afatin e gjatë mbiçmimi i lekut ka ardhur nga faktorë themelorë.
I pyetur nga deputetët, Guvernatori megjithatë nënvizoi se kriza politike është një faktor që transmeton pasiguri në ekonomi dhe zgjatja e saj në kohë mund të sjellë pasoja negative.
Ersuin Shehu/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.