Kufiri detar me Greqinë, Bushati: Nuk e falim detin, do bëjmë një marrëveshje të drejtë
Lajmi se Shqipëria do t’i falë Greqisë 12 milje hapësirë detare, është hedhur kategorikisht poshtë nga Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati.
Në një interpelancë të thirrur nga të rinj dhe studentë lidhur me regjimin kufitar me shtetin fqinj, Bushati theksoi se ende nuk ka një marrëveshje, duke konsideruar shpifje lajmet për faljen e 12 miljeve hapësirë detare.
“Çdo diskutim për 12 milje është thjeshtë një shpifje dhe koha do ta vërtetojë pasi grupi negociator të ulët. Shpresojmë që në një kohë jot ë largët të kemi këtë marrëveshje të re që do të jetë disa herë më e favorshme”.
Ndër të tjera, ministri i Jashtëm shqiptar siguroi se marrëveshja që do arrihet me palën greke do të të jetë e drejtë dhe shumë më e mirë se ajo që është arritur në 2009-ën.
“Shqipëria do të ketë një marrëveshje disa herë më të favorshme dhe të drejtë se ajo e 2009-ës dhe Greqia do të lidhë një marrëveshje që do të zbatohet në praktikë, dhe jo vetëm në dokumente”.
Bushati iu përgjigj pyetjeve të të rinjve lidhur edhe më çështje të tjera të diskutuara me palën greke në takimet e zhvilluara disa ditë më parë.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.