Kur biznesi goditet nga tragjeditë personale – Si t’i ktheni pengesat në një shtysë për të ecur përpara?
Ndërtimi i biznesit tuaj nuk është asnjëherë i thjeshtë, por asnjëherë nuk bëhet më sfidues se kur godet tragjedia personale. Duket shumë e vështirë të fokusoheni në biznesin tuaj në raste të tilla por nëse e lini këtë gjë të ndodhë sa hap e mbyll sytë do të shihni se biznesi juaj është rrënuar. Ndiqni këto këshilla për t’i shndërruar të gjitha pengesat tuaja deh tragjeditë personale në forcë për të ecur përpara.
- Gjeni mbështetje
Ndërsa ju brengoseni, miqtë dhe familja mund t’ju ofrojnë perspektivë dhe fokus. Ata do t’ju ndihmojnë të lidheni sërish me jetën që kishit duke ndërtuar një të re me rrethanat që kanë ndryshuar. Në ditë të vështira duhet të mbështeteni te familja juaj.
- Mbështetuni të njerëzit tuaj
Kthejeni ekipin e madh që keni ndërtuar për t’i mbajtur gjërat në rrugën e duhur. Kthehuni te njerëzit tuaj për forcë, frymëzim dhe qëllim.
- “Mos mendoni se mund ta bëni gjithçka të vetëm”
“Mos mendoni se duhet të bëni gjithçka të vetëm,” tha Sally Aderton, një shkrimtare dhe konsultuese marketingu.
Ajo u përball me tre sfida të mëdha në 1998: Një tumor në truri që kërkoi 14 orë operacion dhe e la të shurdhët në njërin vesh dhe pa funksion muskujsh në anën e djathtë të fytyrës së saj. I fejuari i saj e la nëpërmjet emailit dhe një botues anuloi kontratën e librit të saj të parë.
Por ajo nuk e humbi forcën, u përpoq të kapej në gjërat që i kishin mbetur. “Unë jam ende duke u rikuperuar çdo ditë”, tha ajo.
- Kthejini pengesat në inspirim
Njerëzit mbështeten te ju. Mos lejoni pengesat sado të mëdha të jenë ato t’ju dërrmojnë. Ka me qindra rast kur njerëzit e kanë “marrë” dhimbjen e tyre dhe e kanë shndërruar atë në histori suksesi. Përpiquni të bëni të njëjtën gjë, ju nuk jeni më të dobët se ata thjesht nuk duhet t’i lini pengesat t’ju vënë përfund.
- Mos e ktheni kokën pas
Mos harroni , janë të pakta gjërat që vijnë me garanci në jetë Pra, bëni atë që mendoni tani. Mos prisni për më vonë, duke pritur që gjithçka do të vazhdojë të jetë e njëjtë. Nuk do të ndodhë. Lëvizni përpara. Disa hapa të vegjël mund të shndërrohen në milje përgjatë rrugës për një biznes të suksesshëm.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.