Kur një “best-performer” zgjedh të largohet – A duhet lënë?

Ardhja dhe ikja e punonjësve është një proces normal në çdo kompani, por kur një nga performuesit më të mirë zgjedh të largohet, pyetja që lind është çfarë duhet bërë për ta mbajtur. Por, a është kjo zgjedhja më e mirë?
“Lufta” për ta bërë të qëndrojë është përgjigja e zakonshme. Nga ana tjetër, qëllimi për të gjetur se pse ky punonjës po lëviz, nuk ka të bëjë vetëm me marrëdhënien e tij me kompaninë. Duke zbuluar arsyet e largimit, ndihmon punëtorët e ardhshëm dhe kompaninë në tërësi.
“Intervistat e ikjes” janë skena klasike për të gjetur se pse një punonjës po largohet. Kur bëhet në mënyrë korrekte, dorëheqja mund të jetë jashtëzakonisht e dobishme për të përmirësuar standardet dhe strukturat aktuale të kompanisë.
Por shpesh, këto intervista trajtohen si një formalitet i bezdisshëm në vend që të merren seriozisht. Për të nxjerrë konkluzione nga “intervista e fundit” e këtij punonjësi, intervistuesi duhet të dëgjojë pa ushtruar presion.
Tentimi për të bindur një punonjës për të qëndruar është një nga mënyrat më të lehta për t’i vënë ato në një situatë të pakëndshme dhe shpesh nuk do të japë përgjigje të vërteta për pyetjet tuaja. Mos harroni se ata mund të kthehen! (edhe pse nuk e verbalizojnë këtë në formën e një lutjeje të dëshpëruar!)
Pa marrë parasysh se ku do të shkojnë më tej, mbajtja e gjërave pozitive është mënyra më e mirë për kompaninë dhe ish-punonjësin për të ecur përpara.
J.V/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.