Kursi i këmbimit, 09 Janar 2020 – Çfarë po ndodh me monedhat e huaja në tregun valutor shqiptar?!

Dita e sotme nuk përbën përjashtim nga gjysma e parë e javës duke regjistruar një rritje të vazhdueshme të valutave të huaja kundrejt monedhës vendase.
Euro vazhdon edhe sot të shënojë vlera pozitive duke u blerë me 122 lekë dhe shitur me 122.7 lekë, referuar tregut valutor vendas.
Ndërkaq edhe Paundi është forcuar këtë të enjte me 0.5 pikë duke u blerë me 143.2 lekë dhe shitur me 144.2 lekë krahasuar me një ditë më parë.
Dollari amerikan gjithashtu ka ndjekur një linjë progresive teksa blihet sot me 109.6 lekë dhe shitet me 110.4 lekë me një rritje prej 0.6 pikësh.
Sipas kursit të këmbimit lokal edhe Franga zvicerane ka ndjekur një kurbë pozitive duke u blerë sot me 112 lekë dhe shitur me 112.8 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.