Kursi i Këmbimit/ Euro, paundi, dollari dhe franga humbin pikë përballë lekut
Në tregun valutor vendas, monedha europiane vijon rritjen e lehtë përballë lekut. Në krahasim me një ditë më parë, euro është rritur me 0.1 lekë në blerje dhe në shitje. Euro blihet me 122.4 lekë dhe shitet me 123.1 lekë.
Po ashtu, edhe dollari amerikan vijon me rënien përballë lekut. Në tregun valutor vendas ai blihet me 109.9 lekë dhe shitet me 111.2 lekë.
Ndërsa Franga zvicerane blihet me 114.1 lekë dhe shitet me 114.9 lekë. Edhe Franga ka njohur rënie të lehtë në krahasim me një ditë më parë me 0.1 lekë.
Ndërkohë, paundi britanik është valuta që ka njohur luhatjen me të madhe. Paundi blihet me 140 lekë dhe shitet me 143 lekë. Një ditë më parë paundi blihej me 141.7 lekë dhe shitej me 142.5 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.