Kursi i këmbimit/ ‘Kërcejnë’ Dollari dhe Paundi ndërsa Euro dobësohet sërish

Monedha europiane blihet sot me 122.3 lekë dhe shitet me 122.8 lekë në raport me një ditë më parë duke regjistruar kështu sërish rënie sipas kursit të këmbimit lokal.
Ndërkaq Dollari amerikan ka rikuperuar sërish pikë krahasuar me fillimin e javës teksa blihet mëngjesin e sotëm me 102.8 lekë dhe shitet me 103.7 lekë.
Paundi britanik blihet sot me 142.2 klekë dhe shitet me 143 lekë duke regjistruar kështu një rritje të konsiderueshme krahasuar me ditën e mërkurë.
Referuar tregut të brendshëm valutor Franga zvicerane qëndron konstante edhe këtë të enjte sikurse dje duke u blerë sërish me 111.1 lekë dhe duke u shitur me 111.9 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.