Kursi i këmbimit/ ‘Kërcejnë’ Paundi dhe Dollari ndërsa Euro dobësohet

Monedha europiane ka pësuar këtë të enjte një rënie të lehtë të vlerës në raport me ditët që lamë pas teksa është blerë këtë mëngjes me 122.5 lekë dhe është shitur me 123 lekë.
Paundi britanik ka fituar 0.4 pikë nga dita e mërkurë duke u blerë mëngjesin e sotëm me 142.4 lekë dhe duke u shitur me 143.5 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Dollari amerikan gjithashtu ka shënuar një rritje të fortë krahasuar me ditën e djeshme prej 0.5 pikë duke u blerë ditën e sotme me 101.5 lekë dhe duke u shitur me 102.8 lekë.
Referuar tregut të brendshëm valutor franga zvicerane ka regjistruar një rënie të lehtë të vlerës nga dita e djeshme teksa blihet sot me 112 lekë dhe shitet me 112.8 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.