Si raportohet të jetë situata epidemiologjike në Shqipëri në 24 orët e fundit?
Sipas raportimit nga Ministria e Shëndetësisë, situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:
Janë kryer 2,962 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 7 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 4 raste në Tiranë, 2 në Lezhë, 1 në Has.
Aktualisht janë 134 pacientë aktivë me Covid19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 18 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 9 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,888 që nga fillimi i epidemisë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.