Kursi i këmbimit/ Ndryshime të ndjeshme në tregun valutor. Forcohet Dollari ndërsa Paundi humbet pikë

Kjo e hënë ka shënuar ndryshime të ndjeshme në tregun valutor vendas duke filluar me monedhën europiane e cila është dobësuar këtë të hënë duke u blerë me 123.3 lekë dhe duke u shitur me 123.9 lekë.
Ndërkaq Paundi britanik nga rritja e fortë e javës së kaluar ka regjistruar një rënie prej 0.8 pikë ditën e sotme duke u blerë me 136.2 lekë dhe duke u shitur me 137.5 lekë.
Sipas kursit të këmbimit lokal Dollari amerikan ka fituar 0.5 pikë nga java e kaluar duke u blerë këtë fillim jave me 104.5 lekë dhe duke u shitur me 105.4 lekë.
Franga zvicerane ndërkaq sipas tregut valutor vendas blihet sot me 114 lekë dhe shitet me 115 lekë duke qëndruar në vlera konstante njësoj si javën e kaluar.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.