Kursi i këmbimit/ Nuk luhaten Dollari dhe Euro ndërsa Paundi forcohet sërish

Dollari amerikan nuk ka regjistruar luhatje të kuotës këtë të enjte teksa vijon edhe sot të blihet me 104 lekë dhe të shitet me 104.8 lekë sikurse edhe një ditë më parë, sipas kursit të këmbimit lokal.
Edhe Euro nuk ka pësuar lëvizje të kuotës mëngjesin e sotëm pasi vijon sërish edhe ai të blihet me 121.3 lekë dhe të shitet me 121.9 lekë sikurse edhe ditën e mërkurë.
Paundi britanik ka fituar sërish pikë ditën e sotme duke u forcuar gradualisht pas humbjes së ndjeshme që pësoi para disa ditësh teksa blihet sot me 143.2 lekë dhe shitet me 144.2 lekë.
Franga zvicerane ka rikuperuar 0.5 pikë në raport me ditën e djeshme duke u blerë këtë mëngjes me 112.7 lekë dhe duke u shitur me 113.5 lekë, referuar tregut të brendshëm valutor.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.