Kursi i këmbimit/ Paundi në ‘rënie të lirë’, humbet 3 pikë gjatë fundjavës. Dobësohet ndjeshëm dhe Dollari

Paundi britanik ka shënuar një rënie të fortë të vlerës gjatë fundjavës duke u humbur 3 pikë që nga dita e premte e javës së kaluar. Teksa është blerë këtë mëngjes me 135.5 lekë dhe është shitur me 136.8 lekë.
Monedha europiane ndërkaq ka regjistruar një rritje të lehtë të kuotës nga java e shkuar duke u blerë këtë të hënë me 123.5 lekë dhe duke u shitur me 124 lekë, sipas kursit të këmbimit lokal.
Dollari amerikan gjithashtu është dobësuar drastikisht këtë fillim jave duke u humbur 1.3 pikë në raport me periudhën e 30 nëntor-04 dhjetorit, teksa është blerë këtë mëngjes me 102 lekë dhe është shitur me 102.8 lekë.
Franga zvicerane ka fituar sërish pikë këtë fillim jave duke u forcuar me 0.3 pikë nga dita e premte e javës që shkoi teksa blihet sot me 113.8 lekë dhe shitet me 114.8 lekë, referuar tregut valutor vendas.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.