Kursi i këmbimit/ Rënie e fortë tek valutat kryesore ndërsa Paundi britanik fiton pikë

Këtë të martë monedha europiane ka regjistruar një rënie të lehtë të vlerës krahasuar me dje duke u blerë sot me 123.4 lekë dhe duke u shitur me 124 lekë.
Ndërkaq Dollari amerikan vijon të dobësohet ndjeshëm pasi ka shënuar një rënie mbi një pikë nga ditët paraardhëse teksa blihet këtë mëngjes me 104.2 lekë dhe shitet me 105 lekë.
Sipas kursit të këmbimit lokal Paundi britanik është e vetmja valutë që ka pasur një rritje nga ditët e kaluar duke u blerë sot me 137 lekë dhe duke u shitur me 138.3 lekë.
Franga zvicerane referuar tregut valutor vendas është dobësuar me mbi 1 pikë këtë të martë pasi është blerë sot me 114 lekë dhe është shitur me 115 lekë në raport me dje.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.