Produkte të pasigurta dhe mos zbatim të protokolleve – AKU asgjëson rreth 90 kg ushqime dhe vendos mbi 20 masa administrative
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit bën me dije se ka kryer 575 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit edhe si pjesë e Task-Forcës Anti Covid.
Sipas njoftimit gjatë kontrolleve zyrtare për garantimin e sigurisë ushqimore në operatorë të biznesit janë dhënë 21 masa me paralajmërim përgjithësisht për rinovim të librezave shëndetësore dhe rinovim të analizave të ujit ndërsa referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 50 mostra në monitorim të produktit qumësht dhe te bukës.
Gjithashtu AKU njofton se me kërkesë të vetë subjektit janë asgjësuar rreth 88 kg produkte ushqimore ndërsa në zbatim të Urdhrit nr.28 datë 21.10.2020 “Për bashkërendimin e inspektimeve për zbatimin e protokolleve të sigurisë në kuadër të Task-Forcës anti COVID-19” inspektorët e DRAKU-ve përveç monitorimeve të subjekteve kanë këshilluar 261 qytetarë për mbajtjen e maskave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.