Kursi i këmbimit/ Rritje e fortë e Paundit britanik ndërsa Franga nuk ndalon rënien, humbet gati 1 pikë!

Monedha europiane vijon të shfaqet e qëndrueshme edhe këtë të mërkurë duke u blerë sërish sikurse edhe dje me 123.3 lekë dhe duke u shitur me 123.8 lekë.
Ndërkaq Paundi britanik ka regjistruar një rritje të fortë prej 0.8 pikë nga dita e martë duke u blerë mëngjesin e sotëm me 143 lekë dhe duke u shitur me 144.2 lekë.
Sipas kursit të këmbimit lokal edhe Dollari amerikan sikurse edhe Euro nuk ka pësuar luhatje të vlerës në raport me monedhën vendase duke u blerë edhe sot sikurse dje men 101.4 lekë dhe duke u shitur me 102.3 lekë.
Franga zvicerane vijon sërish të humbasë pikë edhe mëngjesin e sotëm teksa ka humbur gati 1 pikë nga dita e djeshme duke u blerë sot me 111.7 lekë dhe duke u shitur me 113 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.