Kursi i këmbimit valutor/ Paundi humbet 1 pikë brenda natës. Çfarë ka ndodhur sot me Euron dhe Dollarin?!

Monedha europiane nuk ka regjistruar luhatje të vlerës nga dita e djeshme teksa vazhdon edhe sot të blihet me 124.2 lekë dhe të shitet me 125 lekë, sipas kursit të këmbimit lokal.
Ndërkaq Paundi britanik ka humbur 1 pikë në raport me një ditë më parë duke u blerë këtë të mërkurë me 139 lekë dhe duke u shitur me 142.5 lekë.
Dollari amerikan sipas tregut valutor vendas është dobësuar ditën e sotme krahasuar me dje pasi është blerë me 114.3 lekë dhe është shitur me 115.6 lekë.
Franga zvicerane shfaqet e qëndrueshme këtë mes jave pasi vazhdon edhe sot të blihet me 116.5 lekë dhe të shitet me 119 lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.