Kush është Daniele Franco, ministri i ri i ekonomisë dhe financave italiane?
Italia ka tanimë një kryeministër të ri, Mario Draghi, i cili sipas pritshmërive të të gjithëve, solli disa ndryshime në kabinetin e tij ministror. Ndër këto risi, ishte dhe Daniele Franco, Ministri i ri i Ekonomisë dhe Financiave në Itali.
Biografia
Daniele Franco u lind më 7 qershor të vitit 1953 në Trichiana të vendit fqinj. Ai është një ekonomist, bankier dhe nëpunës civil italian. Nga viti 2020 deri në vitin 2021, ai shërbeu si drejtor i përgjithshëm i Bankës së Italisë.
Në vitin 1979, Franco u bashkua me Bankën e Italisë, në të cilën zhvilloi dhe karrierën e tij më të gjatë e të suksesshme.
Nga 1994 deri në 1997, Franco ishte këshilltar ekonomik i Drejtorisë së Përgjithshme për Çështjet Ekonomike dhe Financiare të Komisionit Evropian.
Nga 1997 në 2007, ai përsëri punoi në Bankën e Italisë, ku ishte drejtor i sektorit të financave publike të Departamentit të Kërkimeve.
Nga 17 maj 2013 deri më 14 maj 2019, Franco shërbeu si president i Zyrës së Përgjithshme të Kontabilitetit të Shtetit. Nga 20 maj deri më 31 dhjetor 2019 ai ishte Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm i Bankës së Italisë, pas së cilës pikë u bë Drejtor i Përgjithshëm.
Më 13 shkurt 2021, Franco u emërua Ministër i Financave dhe Ekonomisë në kabinetin Draghi.
D.B – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.