Kush është Delina Ibrahimaj, drejtuesja e re e Tatimeve që lë INSTAT-in!
Delina Ibrahimaj do të jetë drejtuesja e re e Tatimeve. Ajo pason në detyrë Enton Duron, të shkarkuar pak ditë më parë nga detyra.
Brahimaj lë në këtë mënyrë detyrën si drejtuese e Institutit të Statistikave për të marrë një detyrë në një kohë kur administrata tatimore përballet me mosrealizim plani. Brahimaj drejton Institutin e Statistikave që prej nëntorit të vitit 2016. Ajo mban një PhD në menaxhim bankar dhe financë dhe master në menaxhim.
Më herët ajo ka pësur eksperienca pune në Bankën e Shqipërisë dhe në zyrën e kryeministrit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.