Kush janë 9 kandidatët për Gjykatën Kushtetuese! Kuvendi publikon emrat e aplikantëve për vakancën e 4 marsit

Kuvendi i Shqipërisë ka publikuar listën e kandidatëve që kanë aplikuar për anëtarë të Gjykatës kushtetuese. Pas shpalljes nga Kuvendi, në datën 4 mars 2019, të hapjes së procedurave të aplikimit për vakancën e plotë për gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese që do të zgjidhet nga Kuvendi, kanë paraqitur kërkesën për shprehje interesi, si dhe dokumentacionin përkatës, kandidatët:
- Arta Vorpsi
- Avni Shehu
- Elsa Toska
- Fiona Papajorgji
- Klodian Rado
- Kostandin Kazanxhi
- Mitat Dautaj
- Ilir Mustafaj
- Valbona Bala (Pajo)
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.