Kush janë vendet më skeptike të vaksinave të fëmijëve në BE?

Bullgaria, Letonia dhe Franca janë vendet më skeptike ndaj vaksinave të fëmijëve në Bashkimin Europian.
Më pak se 70% e të anketuarve në të tre vendet e konsiderojnë vaksinim të pasigurt, sipas sondazhit të ngarkuar nga Brukseli.
Besimi në ilaçe ka rënë në disa pjesë të Europës, pasi që grupet anti-vaksinë fitojnë tërheqje në sferën politike, thotë raporti.
Polonia ka pësuar një rënie të thellë: përqindja e atyre që mendojnë se vaksinat janë të sigurta për fëmijët ka rënë 9.2% në tre vitet e fundit.
“Ka të ngjarë që rajoni Europian të ketë nivelet më të ulta të besimit në të gjithë botën”, tha raporti.
“Shpërthimet e kohëve të fundit të fruthit duhet të përdoren si një mundësi për t’i kujtuar njerëzve rëndësinë e vaksinimit dhe rreziqet e sëmundjeve të parandalueshme të vaksinimit”.
Në verë, Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se rastet e fruthit kishin arritur nivele rekorde në Europë.
Janë 37 vdekje dhe më shumë se 41,000 infeksione në gjysmën e parë të këtij viti, më të lartat për çdo periudhë 12-mujore gjatë dekadës së fundit.
Sondazhi i Komisionit Europian tregoi se të anketuarit në Portugali, Danimarkë dhe Spanjë kishin më shumë besim në vaksinat.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.