Kushtet e opozitës për zgjedhjet, Dule dhe Spahiu firmosin memorandumin e PD

Votimi dhe numërimi elektronik cilësohet si kusht i opozitës ndaj maxhorancës për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Qëndrimit të opozitës i janë bashkuar sot edhe parti jashtë koalicionit të djathtë si kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule dhe kreu i AK-së Kreshnik Spahiu, të cilët firmosën edhe një memorandum.
Partia Demokratike njofton se këtij memorandum pritet t’i bashkohen edhe parti të tjera jashtë koalicionit opozitar. Vendimi vjen pak ditë pas mbledhjes së fundit që kryetari i PD-së Lulzim Basha zhvilloi me aleatët, si dhe pas dështimit të konsensusi në Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore.
Në mbledhjen e kaluar të këtij komisioni, palët nuk ranë në një marrëveshje për mënyrën se si do të adresoheshin ekspertët për të zgjedhur modelin që i nevojitet vendit, dhe se cilët përfaqësues institucionesh do të raportonin për implementimin e mundshëm të teknologjisë në zgjedhje.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.