Kuvendi i PD, reagon menjëherë Berisha – “Askush nuk mund ta pengojë mbledhjen e tij sipas statutit. Basha, pazare me Ramën”
Vetëm pak minuta pas deklaratave të Lulzim Bashës që përjashtoi mundësinë e mbledhjes së Kuvendit të Partisë Demokratike ka ardhur reagimi i liderit të saj historik Sali Berisha. Përmes një njoftimi për shtyp të publikuar në faqen e vet në Facebook, Berisha theksoi se askush nuk mund ta pengojë mbledhjen e Kuvendit në përputhje me statutin e Partisë Demokratike.
“Per 8 vjet Edi Rama vazhdon te qëndroje ne pushtet sepse është ne pazar me dike qe është shume i kënaqur te qëndroje edhe 80 vjet ne opozite.
Kuvendi i PD do mblidhet ne përputhje me statutin e PD dhe askush qe tmerrohet prej tij nuk mund ta pengoje, shkruan Berisha, për të përsëritur akuzat sipas të cilave Basha është peng i Kryeministrit Edi Rama.
“Ai nuk do te mblidhet per te shqyrtuar vendimet e asnjë qeverie por vetëm vendimet e pengut te Edi Rames.
Kuvendi do mblidhet gjithashtu per te shpëtuar PD nga pazaret e peng Bashes me Edi Ramen dhe per t’u rikthyer dinjitetin dhe shpresën demokrateve pas 4 humbjesh radhazi përballe regjimit me te korruptuar dhe inkriminuar te Europes.
PD nuk i duhet një lider i kapur peng qe bën pazar me Ramen dhe shpall non grata bazën e partisë i tmerruar prej saj”, akuzon Berisha në Facebook.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.