Kuvendi miraton me 78 vota qeverinë! Pas betimit në Presidencë, ministrat nisin zyrtarisht detyrën
Kuvendi ka miratuar kabinetin e ri qeveritar dhe programin e tij politik.
Për programin e qeverisë dhe kabinetin e ri votuan pro 78 deputetë dhe kundër 51, ndërsa 7 deputetë nuk morën pjesë në votim.
Seanca maratonë ku u diskutua program politik i qeveris “Rama 2” ka zgjatur më shumë se 20 orë. Në fund të diskutimeve kryetari i Kuvendit Gramoz Ruci ka hapur procesin e votimit pasi lexoi emrat e ministrave të rinj.
Pas miratimit në Kuvend, qeveria e re e cila do të drejtojë vendin për katër vitet e ardhshme pritet që të betohet tek Presidenti i Republikës.
Pas betimit që do të bëjë qeveria e re tek Presidenti prite që të zhvillojë dhe mbledhjen e parë formale. Më herët Kryeministri Edi Rama është shprehur se dy vendimet e para të qeverisë do të jenë: Shpallja e vitit të Skënderbeut si dhe dhënia fund e burokracisë në administratë. Sa i përket seancës së radhës kreu i Kuvendit ka njoftuar se do të mbledhë kryetarët e grupeve për të vendosur të mërkurë në orën 18.00.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.