Kuvendi në seancë plenare, çfarë pritet të diskutohet dhe votohet sot. Opozita mungon
Në orën 10 Kuvendi i Shqipërisë do të nisë seancën plenare. Ku në rendin e ditës do të jenë disa projektligje për diskutim dhe votim.
Rendi i ditës është si më poshtë vijon:
- Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 20.9.2018 (neni 44, Rregullore)
- Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend (neni 44, pika 3 e Rregullores)
- Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 102/2015, “Për sektorin e gazit natyror”” (pdf) (nenet 73-77, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë)
- Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8318, datë 1.4.1998, “Për dhënien me qira të tokës bujqësore e pyjore, të livadheve dhe kullotave që janë pasuri shtetërore”, të ndryshuar” (pdf) (nenet 73-77, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë)
- Projektligji “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në aktin e Gjenevës të marrëveshjes së Lisbonës për emërtimet e origjinës dhe treguesit gjeografikë” (pdf) (nenet 73-77, Rregullore, votim me shumicë absolute)
- Të mbartura për votim:
– Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (Neni 81/2 i Kushtetutës dhe nenet 73-77, Rregullore, votim me shumicë prej 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit)
– Projektligji “Për një ndryshim dhe shtesë në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”” (neni 81/2 i Kushtetutës dhe nenet 73-77, Rregullore, votim me shumicë prej 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit)
- Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (neni 45, Rregullore).
Edhe në këtë seancë opozita nuk do të jetë prezente, bojkot ky i nisur prej datës 3 shtator. Partia Demokratike ka njoftuar se sot do të prezantojë në kryeqytet masat e antimafias për të cliruar ekonominë nga korrupsioni dhe oligarkia.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.