Ky është gabimi që bëjnë të gjithë konsumatorët kur duan të blejnë një makinë

Nuk ka rëndësi nëse jeni duke blerë makinën e parë apo të dhjetën, është shumë e rëndësishme që të mos ndikoheni nga të tjerët në vendimmarrjen tuaj sidomos nëse ata nuk janë ekspertë.
“Ju mund të shkoni të vizitoheni në një milion doktorë dhe ata do t’ju japin këshilla bazuar në vitet e tyre të praktikës. Ndërkohë mund të pyesni një mikun tim Larryn që punon në një karburant në lidhje me këtë çështje dhe ai do t’ju thotë se ato që ju tha doktori nuk funksionojnë. Padyshim që ju nuk do të dëgjoni Larryn por personin që merret me atë punë”, shprehet Jay Leno në emisionin e tij “Jay Lenos’s Garage”.
“Kjo vlen edhe për blerjen e makinave, përgjithësisht të gjithë thonë: Më pëlqen kjo makinë, më tha një miku im që është shumë e mirë”.
Por kjo është shumë e gabuar.
Mendimet e ekspertëve dhe personave që merren me këtë punë janë vërtet të rëndësishme ndërkohë që të të tjerëve që nuk marrin shumë vesh ndoshta jo dhe aq.
Ju gjithashtu duhet të bëni një hulumtim.
Filloni duke kuptuar fillimisht atë që dëshironi që t’ju mundësojë makina. A e doni thjesht për të shkuar në punë? E doni për udhëtime të gjata? Apo për kur të shkoni me pushime në mal?
Pasi ta keni bërë këtë, krijoni një listë me të gjitha komoditetet që ju i konsideroni të domosdoshme që makina t’i ketë.
Pasi t’i dini saktësisht të gjitha këto informacione mund të filloni të interesoheni e të krahasoni çmimet. Në fund të fundit ju dëshironi të blini makinën më të mirë që mund të përballoni prandaj mos u bazoni në fjalët e të tjerëve.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.