La Repubblica: Italia i kërkon BE-së të vonojë vendimin e borxhit deri në vjeshtë

Kryeministri italian Giuseppe Conte mund të jetë pranë një marrëveshjeje për të shtyrë vendimin e Bashkimit Europian mbi një procedurë të deficitit të tepërt për në shtator apo tetor, njoftoi la Repubblica të premten. Italia mund të justifikojë këtë shtyrje bazuar pjesërisht në llogaritë e 2019 që rezultojnë mbi pritshmëritë, ndërsa BE mund të shohë avantazhe për të pasur qasje në numra më të plotë, bëri me dije gazeta.
Vonesa e një vendimi për procedurën e shkeljes deri në vjeshtë do të thotë se përkon me fillimin e punës mbi buxhetin e 2020, gjë që mund të përshkallëzojë tensionet ndërmjet zëvendës presidentëve Matteo Salvini dhe Luigi Di Maio. Të dy populistët kanë përparësi rivale me njëri tjetrin; uljen e taksave për Ligën pro-biznes të Salvini-t dhe paga minimale për lëvizjen anti-establishment 5 yjeve të Di Maio-s.
Yield-et dhjetëvjeçare italiane ranë në nivelin më të ulët të vitit këtë muaj, duke rënë me 4 pikë bazë në 2.1%. Një element i tretë gjithashtu sugjeroi se koha e vendimeve për administratën do të shtyhet përsëri për në vjeshtë, ndërkohë që Salvini i ka dhënë qeverisë katër muaj kohë për të miratuar programin e partisë së tij. Kjo do të ofrojë një hapësirë pushimi për partnerët e tij të cilët janë përballur me presion të pandërprerë nga mbështetësit e Salvinit për tu shkëputur nga qeveria dhe detyruar zgjedhje të përgjithshme të parakohshme.
Megjithatë, nëse qeveria rrëzohet në shtator ose tetor, mund të jetë e pamundur që administrata e ardhshme të miratojë një buxhet të vitit 2020 deri në fund të vitit, duke penguar përpjekjet për të nxitur ekonominë dhe për të forcuar financat publike.
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.