Laç, ndahen 522 apartamentet e ndërtuara nga Turqia – Erdogan: Dhimbja e shqiptarëve u ndje nga populli turk. Rama: Vëllazëri me vepra

Dorëzimi i 522 banesave te banorët e mbetur të pastrehë nga tërmeti I 26 nëntorit ka qenë pika kulminante e vizitës së Presidentit Turk Taip Erdogan në Shqipëri. Në fjalën e mbajtur gjatë ceremonisë, Erdogan tha se dhimbja e shkaktuar nga tërmeti në Shqipëri u ndje edhe nga populli turk.
Ai tha se shteti turk u vu menjëherë në lëvizje për t’I ardhur në ndihmë popullit vëlla shqiptar.
Edhe kryeministri Edi Rama e përqendroi thelbin e fjalimit te marrëdhëniet vëllazërore mes dy vendeve. Ai solli në vëmendje sakrificën e bërë nga Turqia në momentin kur u godit vetë nga një tërmet I rëndë pa hequr dorë për asnjë cast nga ndihma për Shqipërinë.
Dy krerët e shteteve ndanë çelësat e 522 apartamenteve, kostot e të cilëve arritën në 42 milionë euro dhe u mbuluan tërësisht nga shteti turk.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.