Lajm i mirë për bizneset/ Ibrahimaj: Nuk do të aplikohen penalitete që rrjedhin nga zbatimi i ligjit të Fiskalizimit. Detajet

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj njofton se deri në datë 30 Qershor 2022 nuk do të aplikohen penalitete që rrjedhin nga zbatimi i ligjit të Fiskalizimit sipas vendimit të marrë në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave, për disa kategori tatimpaguesish:
- tatimpaguesit e regjistruar me përgjegjësinë tatimore të tatimit të thjeshtuar mbi fitimin për biznesin e vogël dhe që nuk janë të regjistruar për TVSH-në, të cilët kryejnë vetëm shitje me para në dorë kundrejt konsumatorëve finalë, persona të patatueshëm;
- tatimpaguesit që ofrojnë furnizimin me ujë për konsumatorët finalë si dhe tregu i rregulluar i energjisë elektrike;
Ministrja u shpreh se “Qëllimi ynë është dhënia e kohës së mjaftueshme për bizneset që të ngrenë, të përshtatin dhe të familjarizohen me lehtësi e sa më mirë me procesin e ri të fiskalizimit.”
Sipas informacionit të publikuar kjo qasje do të vijojë të jetë edukuese dhe këshilluese, me qëllim rritjen e efektivitetit të procesit, zbatimin e plotë dhe raportimin në kohë reale.
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.