Legalizimet “Last day” te Unaza – Lame: U abuzua, disa janë kryer 1 ditë para ndërrimit të qeverive në 2013
Disa prej ndërtimeve tek Unaza e Re, por edhe në zona të tjera në konflikt me ligjin, janë legalizuar gjatë periudhës korrik-shtator 2013, deri 1 ditë përpara ndërrimit të qeverive. Sipas Drejtorit të ALUIZNI-t Artan Lame përgjegjësit e legalizimeve kanë qenë në dijeni të konfliktit ligjor që ndeshnin këto ndërtime, por nuk kanë njoftuar banorët qëllimisht, madje një pjesë e mirë e tyre kanë kryer edhe pagesat përkatëse.
Lame theksoi se një problem tjetër që po ndeshët këto ditë është shfaqja e pronarëve të ligjshëm të tokave ku gjenden ndërtimet pa leje.
Lame bëri me dije se deri në vitin 2013 u ishin marrë pagesat për legalizimet 67 mijë qytetarëve, por shumë pak prej tyre kanë marrë pronësinë.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.