Liberalizimi i tregut të energjisë – Shtyhet procesi për bizneset, Gjiknuri: S’kemi afat për bursën
Komisioni parlamentar për Veprimtarinë Prodhuese ka miratuar në parim ndryshimet në ligjit ”Për sektorin energjetik”, të cilët i hapin rrugën ngritjes së burës së energjisë. Projektligji vendos dhe afate të reja për bizneset që pritet të dalin në treg të lirë, duke e shtyrë këtë proces me 2 vjet.
Gjatë diskutimit, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri deklaroi se ky është një hap tejet i rëndësishëm, por nuk ka dha afate konkrete se kur ky entitet do të jetë efektiv.
Ngritja e bursës së energjisë është një prej masave në drejtim të liberalizimit të tregut të energjisë, përmes së cilës bizneset do të kenë mundësi të gjejnë më me lehtësi furnizuesit e tyre.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.