Më lirë në Shqipëri apo Hollandë? – Çmimet e energjisë elektrike, Eurostat zbulon të vërtetën
Çmimet e energjisë elektrike në vendin tonë nuk kanë ndryshuar gjatë gjysmës së parë të vitit në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për 100 KwH çmimi mesatar fiksohet në 8.4 euro, çka sipas të dhënave më të fundit të Eurostat e bën Shqipërinë vendin e tretë më të lirë në Europë në terma absolutë, pas Kosovës dhe Serbisë me 6.6 euro.
Eurostat merr në analizë vendet e unionit, ato kandidate dhe ato potencialisht kandidate si dhe vendet e Efta-s.
E përkthyer në trema të fuqisë blerëse, pra pesha reale e energjisë elektrike duke llogaritur edhe të ardhurat e qytetarëve, Shqipëria nuk është aspak vendi më i lirë, por renditet i 24-ti ndër këto 40 shtete. Kjo do të thotë se, praktikisht, për një holandez, francez, apo austriak, sa për të marrë tre shembuj, elektriciteti është më i lirë se për një shqiptar.
Kur bëhet fjalë për taksat ndërkohë, rezulton se Shqipëria është një ndër vendet që ka taksimin më të ulët për energjinë elektrike, në vetëm 17%. Por edhe këtu, Bosnje Hercegovina, Kosova dhe Maqedonia kanë peshë fiskale më të ulët.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.