Lojërat Olimpike 2024, në Paris apo Los Angeles?! Trump: Po punojmë që të zhvillohen në SHBA

Parisi dhe Los Angeles janë në garë për të pritur Lojërat Olimpike të vitit 2024. Në një postim në rrjetin social “Twitter”, Presidenti i SHBA Donald Trump është shprehur se po punohet shumë për të pritur “Lojërat Olimpike” të vitit 2024 në SHBA, ku ka kërkuar ndaj ndjekësve të tij që “të qëndrojnë entuziastë”:
“Duke punuar shumë për të sjellë Lojërat Olimpike në SHBA, “Los Angeles”. Qëndroni entuziastë!”, shkruan Trump.
Postimi i Trump vjen në një kohë kur Komiteti Ndërkombëtar Olimpik pritet të marrë vendim për të caktuar nëse Lojërat Olimpike do të mbahen në Los Angeles apo në Paris.
Nëse Parisi do të jetë i përzgjedhuri për të pritur Olimpiadën Verore të vitit 2024, kjo do të shënojë përvjetorin e 100 që prej kohës kur u zhvilluan në vitin 1924.
Të fundit Lojëra Olimpike në Los Angeles u mbajtën në vitin 1984 dhe nuk janë zhvilluar në tokën amerikane që nga Lojërat Dimërore të vitit 2002 në “Salt Lake City”.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.